I bëhet thirrje Osmanit: Ti ia humbe mandatin Fatmir Sejdiut, merru me këshilltarët se mund ta kesh fatin e njëjtë

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi përmes profilit të tij në Facebook, i është drejtuar presidentes Osmani, duke thënë se keshilltarët e saj sot patën rastin të promovohen pak në media.

Selimi tha se përderisa këshillat e tij kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat e Osmanit ia humbën mandatin Presidentit Sejdiu.

Ndër të tjera, Selimi tha se Osmani duhet që të merret më shumë me këshilltarë të saj, pasi që mund t’i përsëritet fati i njëjtë, sikurse i ish presidentit Sejdiu.

Postimi i plotë: 

E nderuara Znj. Presidente,

Sot këshillltarët tuaj patën rastin që të promovohen pak nëpër media.

Përderisa këshillat e mia kontribuan në përfundim të suksesshëm të mandatit të Presidentes Jahjaga, këshillat tua ja humbën mandatin Presidentit Sejdiu.

Të lutem merru me këshilltarë e informohu mirë që mos të gjejë fati i Presidentit Sejdiu. 

Go to TOP