Supergoli i Armend Thaqit nga distanca ndaj Sivassporit zgjidhet ‘më i miri i javës’ në Ligën e Konferencës

Goli i mbrojtësit të Ballkanit, Armend Thaqit është zgjedhur si më i mirë i javës së ndeshjeve të treta të Grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e garave evropiane, duke triumfuar me rezultat 4-3 në udhëtim te Sivasspori.

Golat në këtë fitore për ekipin tonë u shënuan nga Armend Thaqi (20’), Arbër Potoku (31’), Meriton Korenica (66’) dhe Ermal Kraniqi (90+4).

Megjithatë, goli i Thaqit ishte ai i cili u vlerësua më shumë dhe hyri në garë për më të mirin e javës në Ligën e Konferencës.

Përveçse në garë, supergoli nga distanca i reprezentuesit të Kosovës u zgjodh më i miri duke fituar garën nga votat e publikut.

“Goditja nga distanca e Armend Thaqit fiton çmimin “Goli i javës në Ligën e Konferencës”, shkruan në postimin e faqes zyrtare.

Në këtë garë, ylli i Ballkanit mposhti emra i Christian Kouame (Fiorentina), Euclides Cabral (Apollon Limasol) dhe Alex Baena (Villarreal). 

Go to TOP