Hysni Sylës, post-mortum, i promovohet libri për Halit Baranin

Në gjashtëmujorin e vdekjes, Hysni Sylës i është promovuar libri për punën e aktivistit Halit Barani.

Ngjarja u mbajt në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, derisa aty morën pjesë familjarë, bashkëpunëtorë dhe miq të tashmë të ndjerit.

Në veprën ‘Halit Barani – Përjetë në udhën e artit dhe lirisë’, janë përmbledhur shumë nga aktivitetet e veprimtarit, siç është edhe dëshmia në Hagë kundër Sllobodan Millosheviqit.

Në gjashtëmujorin e vdekjes për gazetarin dhe zëdhënësin e parë të Komunës së Mitrovicës u bënë homazhe te varri i tij në fshatin Zasellë.

Go to TOP