Hyseni: Rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

Në shkollat e Komunës së Gjilanit, po rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.

Derisa më parë ishin vetëm 3 tani janë 29 soshë. Po ashtu në disa shkolla janë krijuar edhe 6 dhoma burimore, njofton Komuna e Gjilanit.

Sipas njoftimit, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se nga vetëm 3 në 29 numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta është̈ rritur ndjeshëm.

“Paralelisht, kemi krijuar 6 dhoma burimore dhe qasje në shumë shkolla, duke e bërë arsimin më të qasshëm për të gjithë”, ka thënë Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, shtoi se ndërkohë, grupi i radhës për kualifikimin e asistentëve të rinj tashmë ka filluar, duke e çuar këtë iniciativë edhe më tej. 

“Çdo fëmijë̈ ka të drejtën për arsim dhe zhvillim të barabartë”, ka thënë kryetari. /Kosova.info/


Go to TOP