Hyri në Kosovë përmes rrugëve ilegale, automjeti i dërgohet në doganë

Policia e Kosovës ka ndaluar të mërkurën një veturë në fshatin Berberishtë të Leposaviqit, ngasësi i së cilës kishte ngarkuar mallra të ndryshme ushqimore dhe e njëjta veturë dyshohet se kishte hyrë në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale.

Organet e rendit njoftojnë se automjeti dhe mallrat janë dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP