Hungari, partitë opozitare mbështesin Budapest Pride

Pavarësisht ndalimit të këtij eventi nga qeveria e kryeministrit Viktor Orbán, më shumë se 100.000 njerëz morën pjesë në tubimin vjetor pro-LGBTQ+ në Budapest.

Si qeveria hungareze, ashtu edhe opozita po përpiqen ta shndërrojnë marshimin e së shtunës në Budapest Pride, i cili tërhoqi një pjesëmarrje të paparë, në shërbim të interesave të tyre politike.

Kryeministri Viktor Orbán e quajti marshimin “të neveritshëm dhe të turpshëm”, duke thënë se nuk ishte një iniciativë publike spontane dhe në vend të kësaj akuzoi “politikanët kukulla” në Bruksel për orkestrimin e eventit, raporton euronews.

“Kjo është provë se si do të ishte jeta nëse vendi ynë nuk do të drejtohej nga një qeveri kombëtare që mbron sovranitetin tonë”, paralajmëroi Kryeministri në grupin e Facebook-ut “Warriors’ Club”, një organizatë e afërt me partinë e tij Fidesz.

Ai shtoi se besonte se e njëjta gjë do të ndodhte në rastin e migracionit dhe luftës në Ukrainë.


Go to TOP