Hoxhaj nga tubimi i PDK-së në lagjen Dardania: Takim plot shpresë dhe besim

Kandidati për deputet nga PDK dhe anëtari i Kryesisë së partisë, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga takimi hapës i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se atmosfera në këtë takim ishte “plot shpresë dhe besim”, ndërsa e ka cilësuar nisjen e fushatës si fillim të një rrugëtimi drejt fitores.

“Takimi i hapjes së fushatës së PDK-së në lagjen Dardania në Prishtinë, plot shpresë dhe besim. Rrugëtimi sapo ka nisur, ky është zëri i fitores”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi është shoqëruar me shumë fotografi nga takimi me qytetarë dhe mbështetës të PDK-së në kryeqytet, ku shihet një atmosferë entuziaste në nisje të fushatës zgjedhore. /Kosova.info/


Go to TOP