Hoxhaj godet Osmanin: I ra ndërmend për Amerikën kur e pa se nuk mund të mbetej presidente

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka akuzuar ish-kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidenten Vjosa Osmani se, sipas tij, që nga viti 2019 kanë dëmtuar raportet strategjike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për rolin e presidentes Osmani në raportet me SHBA-në, Hoxhaj tha se ajo nuk ka dhënë kontribut konkret në forcimin e këtij partneriteti.

“Nga viti 2019, kur Kurti dhe Osmani morën pushtetin e deri më tash, kanë bërë që ta godasin partneritetin e Kosovës me SHBA-në. Znj. Osmani, me përjashtim të një shfaqjeje që kishte në Davos me Bordin e Paqes, nuk ka pasur ndonjë kontribut konkret që ta fuqizojë këtë raport. Asaj i ka rënë ndërmend për Amerikën kur e ka parë që nuk e ka përkrahjen që të mbetet presidente”, ka deklaruar Hoxhaj, në Klan Kosova. 

Sipas tij, raportet me SHBA-në duhet të jenë prioritet strategjik për Kosovën dhe nuk duhet të trajtohen sipas interesave politike të momentit. /Kosova.info/

Go to TOP