Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet përparësi kombëtare për Shqipërinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një shkëmbim me gazetarët evropianë mbi udhëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe momentumin e ripërtërirë të zgjerimit të BE-së.

Përmes një postimi në X, Hoxha tha se komunikimi strategjik gjithmonë ka rëndësi dhe në këtë rast është i domosdoshëm.

“Zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me negociatat dhe reformat; ka të bëjë edhe me shpjegimin pse ky proces u sjell dobi si vendeve kandidate, ashtu edhe vetë Bashkimit Evropian. Debatet publike të informuara janë thelbësore për të ruajtur besimin dhe mbështetjen për një nga politikat strategjike më të suksesshme të Evropës”, ka shkruar ai.

Sipas Hoxhës, për Shqipëria, anëtarësimi në Bashkimi Evropian mbetet një përparësi kombëtare dhe një projekt transformues.

“Komunikimi i saktë i progresit, sfidave dhe mundësive të saj është një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, por edhe e medias dhe e shoqërisë civile”, ka theksuar ministri.  /Kosova.info/

Go to TOP