Hovenier vlerëson festivalin `Mitrovica International Jazz Days`

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka vlerësuar organizimin e Festivalit “Mitrovica International Jazz Days” për diplomacinë kulturore.

Në postimin e tij në X, Hovenier ka thënë se është i frymëzuar nga talenti i jashtëzakonshëm në Kosovë.

“Ishte kënaqësi pjesëmarrja në ‘Mitrovica International Jazz Days’ dje. I frymëzuar vazhdimisht nga talenti i jashtëzakonshëm në Kosovë dhe mënyra se si muzika mund t’i bashkojë njerëzit”, ka shkruar ai.

Edicioni i dytë i këtij festivali do të zgjasë edhe nesër, teksa programi i sivjetmë ka sjellë në Kosovë emra të shquar të jazz skenës. /Kosova.info/


Go to TOP