Hoti pas sulmit ndaj Shinzo Abe: Ndjej keqardhje për sulmin ndaj mikut të Kosovës, lus zotin që ai t’i mbijetojë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Hoti ka thënë se ndjen keqardhje për sulmin ndaj tij, derisa e ka quajtur mik të Kosovës.

Tutje, Hoti ka thënë se Kosova i është mirënjohëse përherë atij dhe Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare

“Qeverisja e tij ka qenë e jashtëzakonshme, e pranuar ndërkombëtarisht, si për Japoninë ashtu edhe në aspektin global.

Kosova i është mirënjohëse përherë atij dhe Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen në rindërtimin e Kosovës pas luftës dhe në financimin e shumë projekteve zhvillimore, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, ish-Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, është qëlluar dy herë me armë zjarri derisa po mbante një fjalim në qytetin Nara. E shtëna e dytë e ka goditur në shpinë, duke e rrëzuar përtoke./Express

Go to TOP