Hoti kritikon qasjen e Qeverisë: Nga anulimi i projekteve energjetike te shkëputja e bizneseve nga rryma
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj vendimit për shkëputjen e bizneseve nga furnizimi me energji elektrike duke e quajtur pasojë të një politike të gabuar energjetike të Qeverisë Kurti.
Sipas tij, kryeministri aktual ka kundërshtuar dhe anuluar ndërtimin e termocentralit të ri, nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik dhe ka anuluar projektin e gazit të paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?! Si erdhi puna deri në këtë pikë?”, ka pyetur Hoti duke shtuar se tash po përdoret policia për t’i shkëputur bizneset nga energjia e prodhuar me thëngjillin e Kosovës. /Kosova.info/
