Hoti ia kujton pushtetit premtimin për Trepçën

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për pagat e minatorëve të Trepçës, përmes llogarisë së tij zyrtare. 

Hoti citon faqen e 15 të programit të VV-së, me të cilin thotë se i kanë mashtruar qytetarët në vitin 2021: 

1. Do të mundësojmë ringritjen dhe avancimin duke riparuar kapacitetet ekzistuese, duke futur teknologjinë e re dhe duke zhvilluar metalurgjinë dhe kiminë.

2. Në Trepçë do ta shtojmë prodhimin e hulumtimin si dhe kualifikimin e punëtorëve. Zhvillimi i Trepçës është në mesin e hapave më të rëndësishëm për bashkimin e qytetit të Mitrovicës të ndarë në dy komuna”, shkruan Hoti. /Kosova.info/


Go to TOP