Hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në veri.

Një granatë dorë dyshohet se është hedhur në oborrin e një shtëpie në Zveçan.

Rastin e ka konfirmuar zëvendëdrejtori rajonal i policisë për veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka persona të lënduar nga ky rast.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnic është dëgjuar një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedhur në një oborr të një shtëpie Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitet relevante të Policisë kanë dalur në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

Go to TOP