“Sunny Hill” falënderon pjesëmarrësit në festival: S’mund të jemi më mirënjohës

“Sunny Hill”, u mbajt për katër ditë rresht në Prishtinë.
Pas përfundimit, “Sunny Hill”, ka falënderuar të gjithë personat që kanë marrë pjesë.

“Sunny Hill”, u shpreh se ky festival është shtëpia jonë e përbashkët.

“Të dashur miq të Sunny Hill, kalimi i katër lindjeve të diellit së bashku ka qenë i jashtëzakonshëm! Në rrugëtimin tonë drejt bërjes së këtij festivali, ne nuk mund të jemi më mirënjohës për gjithë dashurinë dhe emocionin tuaj që u ndje në ajër. Sunny Hill Festival është shtëpia jonë e përbashkët. Vend lirie dhe bashkimi. FALEMINDERIT që realizuat ëndrrën tonë të përbashkët!”, thuhet në postim.

Go to TOP