Ndërroi jetë 39-vjeçari në Burnicë të Gjilanit, i ra lisi teksa po prente drunj

Një 39-vjeçar në fshatin Burnicë të Gjilanit ka vdekur si pasojë plagëve që ka marrë pas rënies së lisit mbi trupin e tij, teksa ishte duke prerë drunj. Ngjarja ka ndodhur pasditën e së martës.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i kosovës (1983 ) me vendbanim në komunë të Kaqanikut ishte duke prerë drunjë , në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marrura rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit, janë njoftuar njësite relevante për tu marrë me rastin”, tha Hashani.

Tutje, Hashani bëri të ditur se trupi i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Go to TOP