Hoti: Në Kosovë u krijua situatë depresive, faji është i mosveprimit të Qeverisë Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vazhduar me kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se në Kosovë është krijuar situatë depresive dhe e pasigurisë.

Hoti tutje ka thënë se nëse qeveria nuk do të ishte e shtyrë nga populizmat, ajo do t’i kishte evituar problemet aktuale.

Postimi i plotë i Hotit:

Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët.

Go to TOP