Haradinaj e quan “mashtrues” Kurtin: Do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur mashtrues.
Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti po e do një marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë.

Kjo sipas tij është kthim prapa.

Sipas Haradinaj, interesi i vetëm i Kosovës në këtë proces është marrëveshja finale me njohje reciproke.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë,

Ne kemi interes për marrëveshje finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi.

Mashtruesi po don marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa.

Siguria e plotë për Kosovën arrihet duke e shpejtuar antarësimin në NATO.

Go to TOP