“Hallakamë” në Gjilan: Tre persona sulmojnë me mjete të forta tri femra e një mashkull

Një mosmarrëveshje për punimet në një rrugë ka rezultuar në një përleshje masive dje në Gjilan.
Policia në raportin e saj ka njoftuar se janë arrestuar si të dyshuar tre persona.

Këta të fundit, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta katër viktimat, tri femra dhe një mashkull kosovarë.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Go to TOP