Heroizëm në rrugë, Policia shpëton gruan e alivanosur

Zyrtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë me sukses dhe profesionalizëm në shpëtimin e një jete të një gruaje gjatë patrullimit të tyre në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Sipas Policisë, gjatë orëve të ditës, zyrtarët policorë kanë hasur në një grua të shtrirë në tokë, pa ndjenja.

“Ata janë ndalur menjëherë dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së tyre të trajnuar, gruaja është këndellur dhe është mbajtur nën përkujdesje deri në ardhjen e ekipit mjekësor”, thuhet në një njofitm të policisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast dëshmon përkushtimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të zyrtarëve për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë njerëzish, përtej detyrave të përditshme që ata kryejnë në terren.

Ky reagim efektiv është fryt i trajnimeve të avancuara dhe profesionale që zyrtarët marrin, përfshirë edhe ato të ofruara nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Kosova.info/


Go to TOP