“Hera e parë dhe e fundit që më pengon” – Armend Zemaj përplaset me Arianit Kocin
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është përplasur me avokatin Arianit Kocin, para Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi ky i fundit ka nisur sërish protestën para këtij institucioni i cili nuk po arrin të konstituohet.
Derisa Zemaj ishte duke dhënë deklaratë para mediave, Koci e pengoi për të nisur protestën e tij.
“Hera e parë dhe e fundit që më pengon. Çka bën ti është punë e jotja, me mua jo. Ti as kurrkush”, i tha Zemaj, Kocit.
