Hemodializa nis shërbimet në Podujevë

Pacientët e rajonit të Podujevës, nga dita e djeshme kanë filluar të marrin shërbimet e hemodializës në Poliklinikën e Podujevës, nën menaxhim të ShSKUK.

Duke folur për fillimin e punës dhe shërbimin që po u ofrohet pacientëve, doktori Saud Imeri, specialist i nefrologjisë, tha se të gjithë ata që deri dje kryenin hemodializën në Prishtinë, do të mund ta marrin këtë shërbim në qytetin e tyre.

“Jemi në hemodializën e Podujevës, kemi filluar rishtazi punën këtu. Të gjithë pacientët që janë hemodializuar në Prishtinë, tani do të hemodializohen këtu. Ne jemi gjithsej stafi ynë profesional: nefrologu dhe 7 infermierë që punojnë në kuadër të hemodializës së Podujevës. Aparaturën e kemi më moderne, laboratorin më modern dhe rëntgenin e ri, të sapo instaluar, dhe besojmë se gjithçka do të shkojë sipas programit”, deklaroi nefrologu Imeri. 


Go to TOP