Hazrollaj nga Malisheva në Bukuresht

Drilon Hazrollaj është lojtari më i ri i Rapidit të Bukureshtit.

Klubi rumun ka konfirmuar transferimin e tij përmes një njoftimi në faqen zyrtare, duke e mirëpritur me mesazhin: “Driloni është këtu.”

Faqja e Rapid nuk ka dhënë më shumë detaje rreth transferimit. 

Futbollisti kosovar ka qenë pjesë e Malishevës deri më tani, ku ka spikatur me paraqitjet e tij dhe ka bërë bujë.

“Lojtari jonë më i mirë është transferuar në Rapid të Rumanisë, për një shifër rekord në futbollin e Kosovës, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë që ka kaluar ndonjëherë nga klubet kosovare! Ndonëse Driloni do të bëjë hapin e madh drejt një karriere ndërkombëtare, ai do të mbetet me FC Malishevën deri në përfundim të sezonit, duke dhënë kontributin e tij të çmuar në skuadër, deri më 17 qershor, kur ai do t’i bashkohet skuadrës së re në Rumani. Kjo është një arritje jo vetëm për Drilonin, por edhe për klubin tonë, që ka besuar dhe investuar në zhvillimin e tij, e të talentëve tjerë dhe rritjen e mundësive për të shkuar në nivele të larta. Ky transferim është një dëshmi e angazhimit të klubit tonë për të përmbushur vizionin e tij: të zhvillojmë lojtarët e rinj dhe të krijojmë talente që kanë synim arenen ndërkombëtare”, ka shkruar Malisheva. “Ne besojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të shkëlqyeshëm për futbollistët tanë dhe do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për të krijuar mundësi për futbollistët e rinjë, të mbështesim dhe shndërrojmë ëndrrat e tyre në realitet”.

Më herët Hazrollaj ishte grumbulluar te Kombëtarja e Kosovës, por jo edhe në ndeshjet e fundit kundër Islandës. 


Go to TOP