Haziri: Uroj që Abazoviq ta përmbyllë mandatin, ka përballë ujqër politik

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri beson që kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do ta ketë shumë të vështirë që ta përmbyll mandatin si kryeministër, për shkak të kundërshtimeve të mëdha që mund t’i has nga partitë pro-serbe në Mal të Zi.

“Unë uroj që Dritani me përfundu mandatin, do ta ketë shumë të vështirë, përballë partive pro-serbe dhe para ujqërve politik. Në Mal të Zi, me mbajtë një stabilitet politik do të jetë shumë vështirë”, deklaroi Haziri .

Haziri, po ashtu, tha se për Abazoviq do të jetë shumë e vështirë që të merret me korrigjimin e demarkacionit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi që ai ka probleme të tjera.

“Tash po përmendet diçka që është e mbyllur, ai ligj është miratu me vota të deputetëve, është nënshkru nga presidenti. Presidentja për shembull ka pasë hezitime, nuk e ka votu. Masanej e ka votu.  Në anën tjetër, çdo kryeministër tjetër në Mal të Zi ka mundur me thanë që duhet me i pa këto çështje, por më së paktu mundet kryeministri me u marrë me çështjet e kufirit. Ai e ka problemin e kishës që ka me rikthy, problemin e dekretit 40 mijë shtetasve e që kryeministri i kalum e ka bo dekretin e shtetësisë dhe ka probleme e rrogës minimale që e ka bo 450 euro”, ka thënë ai.

Go to TOP