Haziri: Mbështetja masive në Arbëri, Zabel, Vishnje dhe Velekincë dëshmon fitoren e LDK-së më 12 tetor

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se mbështetja e madhe që po merr kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, në Arbëri, Zabel, Lagjen e Vishnjeve dhe Velekincë, është dëshmi e qartë se fitorja e LDK-së do të arrihet që në raundin e parë më 12 tetor.

“Faleminderit pafund banorëve për këtë besim të madh ndaj Arbërit, kryetarit në ardhje të Komunës së Gjilanit, dhe kandidatëve për Asamble, Demush Vokshi, Gentrit Murseli, Driton Nuhiu, Hesat Berisha, Isa Musliji e Ilir Ramadani,” ka shkruar Haziri.

Ai shtoi se kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fitoren historike të LDK-së, e cila do ta kthejë vëmendjen dhe kujdesin e Komunës në investime të prekshme për qytetarët.

“Përgëzime për angazhimin e përbashkët dhe unitetin e madh. Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin!”, përfundoi Haziri. /Kosova.info/


Go to TOP