Haxhiu tregon se kur do të futet në zbatim Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se kur do të futet në zbatim Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ajo, me anë të përgjigjeve nëpërmjet story-ve në Instagram, ka deklaruar se kjo varet nga puna e grupit punues.
“Ky projektligj tashmë është në Kuvend, së bashku me Komisionin për Legjislacion do t’i adresojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe më pas i njëjti do të votohet në lexim të dytë”.
“Varet sa zgjatet puna e grupit punues. Besoj deri në shtator të këtij viti do të hyjë në fuqi”, ka thënë Haxhiu.
