Haxhiu: Sylë Hoxha dhe Rashit Qalaj shkuan në LDK e PDK, pasi përfunduan mandatet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza ndaj LDK-së dhe PDK-së, për siç tha ajo, “ndikimin në sistemin e drejtësisë dhe në organet ligj-zbatuese”.

Duke folur nga Kuvendi i Kosovës, e para e MD-së pyeti se si është e mundur që ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, pasi e përfundoi mandatin shkoi te LDK-ja.

Ajo po ashtu pyeti për aderimin e Rashit Qalajt në PDK, pasi e kreu mandatin e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Qysh ka mundësi të flisni për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, kur Sylë Hoxha në momentin që e ka kryer mandatin ka ardhur në partinë e juaj. Pastaj, Shala pas shkarkimit ka ardhur në PDK”, u shpreh Haxhiu.

Go to TOP