Haxhiu: Propozimi im ishte që Kryeprokurori të mos jetë pjesë e KPK-së, Komisioni i Venecias s’na mbështeti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kishte propozuar që Kryeprokurori i Shtetit të mos jetë anëtar i Këshillit Prokurorial pas ndryshimeve në ligjin për KPK, të cilat i prezantoi në Kuvend.

Haxhiu tha se të njëjtin mendim e kishin edhe disa organizata joqeveritare.

“Propozimi im personal ka qenë që Kryeprokurori të mos jetë anëtar i Këshillit Prokurorial për shkak të ndikimit që ai ka në KPK”, tha ajo.

Haxhiu tha se “Komisioni i Venecias nuk na ka mbështet në këtë propozim”.

Go to TOP