Haxhiu për zgjedhjen e Presidentit: Kërkon përgjegjësi dhe maturi

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka folur edhe rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.

Haxhiu për këtë proces ka kërkuar bashkëpunim mes krejt partive politike.

“Zgjedhja e Presidentit është një proces i rëndësishëm, prandaj zgjedhje e tij apo saj kërkon përgjegjësi, maturi dhe mbi të gjitha frymë bashkëpunimi”, deklaroi Haxhiu.

“Kryesia nuk mund të veprojë pa pasur kandidatë me 30 nënshkrime. Pra, kërkohen 2 kandidatë, por lejohen që të ketë 3 apo 4 kandidatë”, u shpreh ajo para mediave.

Go to TOP