Haxhiu në Kroaci, përplaset me sekretaren serbe të Drejtësisë: Ju pëlqeu apo jo Kosova është shtet i pavarur – vendi juaj ka kryer krime  

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke marrë pjesë në konferencën rajonale “Një kulturë integriteti, rritja e parandalimit të korrupsionit” që po mbahet në Kroaci.

Gjatë diskutimit në panel, ministrja Haxhiu ka pasur një përplasje me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, Bojana Shqeanoviq, pasi që kjo e fundit iu referua Kosovës si “Kosova e Metohija”.

“Kosova është shtet i pavarur që nga viti i 2008, dhe ju pëlqeu apo jo kjo është fare pak e rëndësishme. Republikën e Kosovës e kanë njohur më shumë se 100 shtete dhe sigurisht jemi duke punuar që Republika e Kosovës të njihet edhe nga shtete tjera”, i është kundërpërgjigjur Haxhiu.

Ajo më tej ka kërkuar nga sekretarja serbe që të kërkoj falje për krimet që ka kryer vendi i saj.

“Ju përfaqësoni një vend që ka kryer krime të luftës qoftë në Kroaci, Bosnje apo edhe Kosovë. Andaj duhet të kërkoni falje për krimet që i ka bërë vendi juaj”, ka thënë Haxhiu. 

Go to TOP