Haxhiu: Kurti ka marr vendim që t’i qortojë strukturat kriminale që i kanë gjuajtur me plumba policët në veri

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për “zbutjen” dhe “tërheqjen” nga vendimi për targat, duke thënë se është sjellje fëmijërore dhe antikushtetuese.

Haxhiu ka thënë se me shtyrjen e vendimit për targat, inkurajohen grupet kriminale në veri të vendit.
“Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Zbutja dhe tërheqje e papërgjegjëshme e Albin Kurtit nga vendimi për targat, sjellje fëmijërore, antikushtetuese e anti ligjore në përmbajtje.

Strukturat paralele e kriminale që shumëherë i kanë gjuajtur me plumba policët shqiptarë të Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që t’i qortojë disa muaj. Kjo është tallje!

Me këtë zbutje, tërheqje nga mos zbatimi i vendimit të Qeverisë për targat Albin Kurti po inkurajonë grupet kriminale në veri për t’iu rezistuar autoriteteve të shtetit të Kosovës.

Qeveria nuk qe në gjendje të ruaj autoritetin shtetëror vendimmarrës, dhe as raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Për afro 2 vite të Qeverisë Kurti kemi zero investime ne veri dhe zero kthim të shqiptarëve, zero përmirësim të sigurisë dhe zero përmirësim të mirëqenies për qytetarët tonë matan Ibrit.

Go to TOP