Haxhiu: Ata që s’janë me veteranët e kanë vendin përtej Merdares

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë të hënën se ata që nuk janë me veteranët e kanë vendin përtej Merdares.

Këto komente ai i bëri gjatë protestës së organizuar nga veteranët e që eskalojë.

“Kurdo që të fillojë seanca ne do të jemi në Kuvend me pengu një projektligj të tillë. Ne kemi qenë me veteranët gjatë luftës jemi me ta edhe sot dhe do jemi përherë më veteranët. Ata që s janë me veteranët e kanë vendin matanë kufirit, përtej Merdares”, ka thënë Haxhiu.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po protestojnë kundër projektligjit që e rritë pagën minimale, por nuk i përfshinë ata.

E Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga ekzekutivi të mos e diskriminojë këtë kategori.

“Qeveria të kthjellet dhe të tërheqë këtë projektligj diskriminues të ulet dhe të bisedojë me veteranët dhe me sindikata për miratimin e pagës minimale. Diskutimet e përbashkëta të Qeverisë dhe të Kuvendit me veteranët është i domosdoshëm. Ata që nuk dëshirojnë me bisedu me veteranët, ata kanë probleme me konceptin e lirisë sonë”, ka theksuar Haxhiu.

Go to TOP