Haskuka :Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotës,nuk keni të drejtë morale të kritikoni

Mytaher Haskuka pas balotazhit të nëntorit ka humbur garën për të parin e Prizrenit dhe ia ka lëshuar karrigen e kryetarit, Shaqir Totajt nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ish-kreu i Prizrenit tashmë nga temat lokale që ndërlidhen me problemet e Prizrenit, ka kaluar në tema nacionale, duke u marrë me ata që kanë kritikuar dje kryeministrin Albin Kurti se ka pranuar të përfaqësojë Kosovën me fusnotë.

Haskuka thotë se ata që e kanë bërë marrëveshjen për vendosjen e fusnotës, s’kanë të drejtë morale që ta kritikojnë Kurtin.

“Tradita vazhdon!Me logjikën e një 3 vjeçari, ata që e kanë krijuar problemin, tani kritikojnë për problemin.

A nuk ishit ju që na kritikonit e thonit që: “fusnota është në interes të Kosovës dhe do të shkrihet si fjollë e borës në pranverë”?

Ju që keni bërë marrëveshje për vendosjen e fusnotën, nuk keni të drejtë morale të kritikoni, por keni përgjegjësi politike pse nuk u hoq fusnota.

Të bësh dëm është shumë lehtë, por t’i riparosh ato dëme merr kohë. Dëmet janë bërë për 20 vite, e do të merr shumë kohë riparimi i tyre”, ka shkruar Haskuka.

Go to TOP