Haradinaj takohet me kongresistin Torres në ShBA, e fton për vizitë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në ShBA është takuar me kongresistin amerikan Ritchie Torres.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kongresistit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës, si dhe e ka ftuar atë për vizitë në Kosovë.

Nder i veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha mirënjohjen për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ShBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat. Në takim shtrova nevojën për thellimin e bashkëpunimit strategjik në mes të dy vendeve në të gjitha sferat, atë të sigurisë, politikës së jashtme dhe shkëmbimit ekonomik. Po ashtu, ftova Kongresmenin Torres për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas Haradinajt, aleanca e Kosovës me Amerikën është jetike dhe duhet të trajtohet si e tillë.

“Kosova është më e fortë kur ka miq në Amerikë, të cilët asnjëherë nuk e lënë të vetme në situatat me të cilat ballafaqohet”, ka shtuar ai.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP