Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Rama: Kemi tri opsionet për tatimin në pronë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar tri rekomandime për shtyrjen dhe faljen e një vlere të tatimit në pronë.

Këto, më pas do ti shkojnë për shqyrtimi ministrisë së administrimit të pushtetit lokal dhe asaj të financave.

Rama në rrjetin social Facebook ka shkruar se ka rekomanduar që vlerësimi i pronave të nis në vitin 2024, qytetarët të paguajnë edhe këtë vit tatimin me vlerën e vitit 2022 dhe qeveria të ua fal qytetarëve 100 eurot e para qytetarëve.

“Në lidhje me zbatimin e tatimit në pronë sipas vlerësimit të ri të pronave, sot, Kuvendit të Kryeqytetit në seancë të rregullt ia paraqita propozimin i cili i rekomandon Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, pikat si në vijim:

1. Mbledhja e tatimit në pronë sipas vlerësimit të ri të pronave të kryer nga Ministria e Financave të fillojë nga data 1 janar 2024, përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Tatimin në Pronë.https://zeri.info/inarticle.html

2. Ndryshimi i Ligjit të Tatimit në Pronë sipas pikës 1 të këtij propozimi ia mundëson Kryeqytetit që gjatë vitit 2023 të faturojë dhe të mbledhë tatimin në pronë sipas vlerave të faturimit të vitit 2022.

3. E inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që nga buxheti qendror të subvencionojë faturat e tatimit në pronë të vitit 2023, në vlerë deri në 100 eurot e para të faturimit.

I falënderoj anëtarët e Kuvendit të Kryeqytetit që votuan pro propozimeve të mësipërme, të cilat së shpejti do t’ia dërgojmë Ministrit të Financave, Kryeministrit dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama.

Go to TOP