Haradinaj: Situata me helmimet në Deçan është nën kontroll

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se numri i qytetarëve me simptoma helmimi në Deçan nuk është në rritje dhe se situata është nën kontroll.

Ai më anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë këtyre ditëve për qytetarët e kësaj pjese.
Komuna e Deçanit drejtohet nga Bashkim Ramosaj, që është nga radhët e AAK-së.

“Falënderim për të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve atje. Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontingjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme”.

“Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll. Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!”, ka shkruar Haradinaj.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP