Haradinaj: Qeveria ka vendos një taksë të re në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria ka vendosur taksë në vlerë prej 5 euro për qytetarët, secilën herë që ata regjistrojnë automjetet.

Haradinaj ka lutur qytetarët që të protestojnë kundër këtij vendimi, duke shtuar se me këtë vendimi përfitojnë bizneset private dhe individët e lidhur me të.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, ka thënë Haradinaj në postimin e bërë në Facebook.

Tutje ai ka shkruar “u protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet. Protestoni për të drejtat tuaja”.

Go to TOP