Haradinaj pasi Suedia u bë pjesë e NATO’s: Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinja, ka reaguar pasi Suedia është bërë pjesë e NATO’s.

Haradinaj ka thënë se aleanca tashmë është forcuar akoma më shumë.

Ai ka shtuar se shpreson që “tani radhën e ka Kosova”.

“Aleanca politiko-ushtarake – NATO, u forcua me anëtarësimin e Suedisë si anëtar i 32-të i saj. Shpresojmë se tani radhën e ka Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Go to TOP