Haradinaj nga Peja: Aleanca e gatshme t’i kthejë qytetit qeverisjen që e meriton
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në Pejë, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit politik ndër vite.
Në fjalimin e tij, Haradinaj falënderoi udhëheqësit aktualë të degës, aktivistët dhe bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në sfidat dhe sukseset që kanë shënuar rrugën e Aleancës në këtë qytet. “Bashkë kaluam sfida jo të lehta, por me përkushtim i kthyem ato në suksese për Pejën dhe Kosovën,” theksoi ai.
Ai vlerësoi se Aleanca në Pejë përbëhet nga burra dhe gra të dëshmuar, të cilët kanë kontribuar në lirinë, ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin e qytetit. Haradinaj shprehu vendosmërinë që në zgjedhjet lokale të tetorit, AAK t’i kthejë Pejës qeverisjen shembullore që, sipas tij, qyteti e meriton.
“Urime Aleancë e Pejës! Suksese!”, përfundoi Haradinaj duke dhënë sinjale të qarta për mobilizim dhe rikthim në qeverisjen lokale. /Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Degës së AAK-së në Pejë, ku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit politik ndër vite.
Në fjalimin e tij, Haradinaj falënderoi udhëheqësit aktualë të degës, aktivistët dhe bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë në sfidat dhe sukseset që kanë shënuar rrugën e Aleancës në këtë qytet. “Bashkë kaluam sfida jo të lehta, por me përkushtim i kthyem ato në suksese për Pejën dhe Kosovën,” theksoi ai.
Ai vlerësoi se Aleanca në Pejë përbëhet nga burra dhe gra të dëshmuar, të cilët kanë kontribuar në lirinë, ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin e qytetit. Haradinaj shprehu vendosmërinë që në zgjedhjet lokale të tetorit, AAK t’i kthejë Pejës qeverisjen shembullore që, sipas tij, qyteti e meriton.
“Urime Aleancë e Pejës! Suksese!”, përfundoi Haradinaj duke dhënë sinjale të qarta për mobilizim dhe rikthim në qeverisjen lokale. /Kosova.info/
