Haradinaj merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit: Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se e ka filluar ditën me Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron tash e disa ditë, raporton teve1.info

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në këtë ngjarje po marrin pjesë më shumë se 90 vende të botës.

“Në Lutjet e Mëngjesit, tash e shumë vite takoj miq amerikanë por edhe ndërkombëtarë. U ndjeva mirë të filloj ditën në një ngjarje, ku marrin pjesë personalitete nga më shumë se 90 vende të botës.

Tregimin për Kosovën duhet ta bëjmë ne, historia jonë është e lavdishme sikurse miqësia e veçantë me Amerikën”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/740161727475178
Go to TOP