Haradinaj: Me Bekë Berishën kryetar, Istogu do t’i kalojë komunat e tjera në zhvillim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qëndruar të premten në Istog dhe ka qenë i shoqëruar edhe nga kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Bekë Berisha. Haradinaj nëpërmjet një videoje në Facebook tha se kujdesin për Istogun e kanë të përhershëm.

“Istogu ka resurse ka njerëz të zotë, Istogu na bën krenarë edhe se është vendlindja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, por për tu zhvilue Istogu sot kërkohen njerëz të zot, njerëz të fuqishme, vendimmarrës, kërkohet kryetari i Komunës, Bekë Berisha.”

Tutje ai deklaroi se me Bekë Berishën kryetar, Istogu do ti kalojë komunat e tjera në zhvillim dhe do të jetë shembull i mirë i qeverisjes në vend.

“Me Bekën janë edhe plot ekspertë të zot të Istogut, njerëz të dallun, familjarë të mirë, ata të cilët do të jenë zani i juaj, në asamblenë komunale.”

Sipas të parit të AAK-së, adresa e fitores së zgjedhjeve të 17 tetorit është numri 121 dhe kandidatet e kandidatët që do të garojnë për asamblistë në Istog.

Go to TOP