Haradinaj: Mbretëria e Bashkuar, rol jetik për lirinë dhe stabilitetin e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ku u diskutuan zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe nevoja për forcimin e institucioneve demokratike.

Haradinaj theksoi rëndësinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e lirisë dhe zhvillimit të Kosovës duke vlerësuar rolin e saj si një nga faktorët kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj. Edhe sot, ky shtet vazhdon të jetë ndër aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në rrugën e saj euroatlantike”, u shpreh Haradinaj pas takimit.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për përkushtimin personal të ambasadores Pierce dhe angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe për të ardhmen e qëndrueshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor. /Kosova.info/

Go to TOP