Haradinaj: Ligji për Kryeqytetin do t’i japë zgjidhje Kodrës së Trimave

Kryetari i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj, ka takuar sot banorët e lagjes “Kodra e Trimave” me të cialt ka biseduar për telashet që kanë.

Ai ka thënë se kjo lagje njihet për kontributin që i ka dhënë Prishtinës dhe gjithë Kosovës por që fatkeqësisht, sipas tij, është diskriminuar nga qeverisjet e kaluara.

Haradinaj është zotuar se nëse ai do të udhëheqë me Prishtinën problemet e “Kodrës së Trimave” do të zgjidhen vetëm duke e zbatuar Ligjin për Kryeqytetin.

“Kodra e Trimave njihet per kontributin e madh ndër vite që i ka dhënë Prishtinës e gjithë Kosovës, por që fatkeqësisht është diskriminuar ndër vite nga gjitha qeverisjet e kaluara. Problemet me prona, diskriminimi në ndërtim dhe infrastruktura e dobët janë çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente në këtë pjesë të kryeqytetit. Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do i jep gjallëri kësaj lagje, me polici të veten dhe buxhetin e vet të planifikuar ku tatimet kthehen ne investime për të mirën e komunitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Go to TOP