Haradinaj, Kurtit: S`mund të fshihesh pas patriotizmit që nuk e ke pasur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka kërkuar partneritet me Millan Radojçiqin kur e ka ditur se ka qenë i ndjekur nga Kosova dhe në listën e zezë të ShBA-ve.

Haradinaj ka thënë se Kurti ende nuk është përgjigjur pse është gjetur mbuluar me batanije në makinë me agjentë serb. 

“Ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?”, ka pyetur Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP