Haradinaj kujton kur mori “PO”-në e ShBA-së për krijimin e ushtrisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nëpërmjet Facebook-ut, ka kujtuar kur para 6 vjetësh mori “PO”-në e SHBA-së për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Mirënjohje ndaj SJBA dhe Sekretarit James Mattis për mbështetjen e pakursyer!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shkruar se arritjet si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh.

“Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë. Mirënjohje ndaj ShBA dhe Sekretarit Mattis për mbështetjen e pakursyer!”, ka shkruar Haradinaj. /Kosova.info/

Go to TOP