Haradinaj kujton heroin Sali Çekajn: Flijimi i tyre është frymëzim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies.

“Heroi i Kombit Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 25 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët; Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Batalioni “Atlantiku”, iu përgjigj kushtrimit për lirinë e atdheut.

“Në këtë ditë, kujtojmë trimërinë dhe sakrificën e Batalionit ‘Atlantiku’, të cilët iu përgjigën kushtrimit për lirinë e atdheut. Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim”, ka thënë kreu i AAK-së. /Kosova.info/

Go to TOP