Haradinaj: Krimi i organizuar nuk ka përkatësi as politike e as etnike dhe na rrezikon të gjithëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet e NATO-s, që nga viti 1999 janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt.

Haradinaj tha se rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar, ashtu edhe të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan me 1999 në Kosovë për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt.Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar, ashtu edhe të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.”, tha ai.

Haradinaj gjithashtu shtoi se është në interes të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë, që të luftojë krimin e organizuar ndërkufitar.

“Në anën tjetër, krimi i organizuar nuk ka përkatësi as politike e as etnike dhe na rrezikon të gjithëve. Është në interes dhe obligim i të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar. Aktet e tilla nuk duhet të tolerohen.”.

Go to TOP