Haradinaj kërkon përmirësimin e gabimit: Nëse është e mundur të kthehet Sunny Hill

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nëse është e mundur, duhet të kthehet Suny Hill në Prishtinë.

Prishtina humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. Haradinaj thotë se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

“Pa bo opozitarizëm. Të paktën në Prishtinë VV është në opozitë. Por Sunny Hill është një ndër armët më të forta që ka pasur kryeqyteti. Isha në festivalin UNUM, ku ndoshta nuk kishte vend për Dautin në moshë pasi kishte të ri por ishin 18 mijë qytetarë të Europës që kanë ardhur në atë vend. Organizatorët janë kosovarë. Kjo i tejkalon. Është ngjarje shumë e madhe europiane. E pashë që ishin hi në ekstazë, kryeministri shqiptar me Erionin. Është financë e madhe. Nuk e di cfare ka ndodhur. Ka qenë një vendim mes komunës aty”, tha ai.

Haradinaj shton nëse është e mnudr, gabimi duhet të rregullohet.

“Është gabim. Nuk është politizuar. Dukagjin Lipa po mi dërgon qëndrimet  tij dikush, ku ka thënë se qaq mirë kalova me Albinin sa pritova me dal prej takimit. Një djalë i AAK-së më thotë se nuk është votuar kundër po është kërkuar sqarime shtesë. Sa ishte kryetar Shpendi kemi votuar për. Jemi për. Po dua të them se nuk dua ta bëjë politikë. Por mendoj se Sunny Hill është nder për Kosovën dhe bëj thirrje publikisht që nëse nuk është vonë të përmirësohet ky gabim”, përfundoi ai. 

Go to TOP