Haradinaj-Haxhiut: Je bërë avokate e Martinit, a po e shihni ku keni mbërri

Kryetrari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu se është bërë avokate e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Kjo pas raportimeve se Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

E Haradinaj i pyeti deputetët e VV-së se a kanë luftuar për këto standarde.

“Të nderuar deputetë të VV-së. A po e shihni ku keni mbërri. Ministrja e Drejtësisë kthehet në avokate. Pash Zotin a i keni luftuar për këto standarde. Ai keni kërku këto ju lutem. A kanë qenë këto qëllimet e juaja. Sot minimumi do të ishte që ministrja e Drejtësisë të thotë se do të zbatohet Ligji për secilin. Edhe për z.Berishaj edhe për secilin tjetër. A jeni ka e shihni se ku keni mbërri. Vetëm këtë desha t’ua them”, tha ai. 

Go to TOP