Gara për titull: Peja apo Luboteni?
Duelet mes KV Peja dhe KV Luboteni nga Ferizaj, do të vijnë drejtpërdrejt në transmetuesin publik
Seria e finaleve fillon të dielën, me finalen e parë që është në program nga ora 20:30.
KV Peja pas triumfit në Kupën e Kosovës, dëshiron edhe sivjet ta mbrojë fronin në garat kampionale, që të fitojë dy trofetë e sezonit.
Ndeshja e së dielës, transmetohet drejtpërdrejt në RTK1.
